Protestë për çmimin e naftës, fermerët e Devollit fikin mjetet bujqësore
Aktualitet E Diel, 13 Shkurt 2022 10:31
Të shqetësuar nga situata, këtë të dielë fermerët e Devollit i “zunë” derën drejtorisë së Bujqësisë Devoll së bashku me mjetet e tyre.
Ata kanë dalë në protestë për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe plehrave kimike. Në shenjë simbolike fikën mjetet.
Çmimi i naftës ditët e fundit në Korçë ka arritur në 198 lekë të reja, ndërkohë sipas fermerëve disa lloje të plehrave kimike, të cilat janë të domosdoshme për ta, janë dyfishuar në çmim.

KOHA JONË SONDAZH

