Protestë për ndërtimin e pallatit te Tregu Elektrik, banorët: Na kanë bllokuar rrugën

Një grup banorësh kanë janë përballur me policinë tek zona e tregut elektrit në kryeqytet pasi kundërshtojnë ndërtimin e një pallati me pretendimin se u bllokon rrugëkalimin për tek banesat e tyre. Ata pretendojnë se është ndryshuar projekti dhe kërkojnë të ndërpriten punimet.

Një grup banorësh në zonën e Tregut Elektrik në kryeqytet janë përballur këtë të mërkurë me policinë pasi kundërshtojnë ndërtimin e një pallati pranë zonës ku jetojnë. Ata pretendojnë se projekti i mbyll rrugën ku ata kalojnë për tek banesat e tyre.

“Kanë vënë tabelën Idriz Dollaku këtu, Idriz Dollaku është në rrugën këtej, shih ku e kanë vënë mashtruesit. U shkatërru Petro Nini, nuk ka rrugë.”

Sipas banorëve projekti për ndërtimin e pallatit parashikohet në një tjetër rrugë dhe jo në afërsi të shtëpive të tyre, ndaj i bëjnë thirrje autoriteteve të ndalojnë punën.

“Kam vendimin e gjykatës që po më shkatërrojnë pronën time.”

“Bashkia nuk solli letra te që do ta bllokonin, na rrejtën.”

Pavarësisht thirrjeve dhe kërkesave, firma private e mbështetur nga policia dhe Inspektorati mbrojtjes së territorit vijoi rrethimin e kantierit të ndërtimit me pretendimin se janë në përputhje me ligjin.

Projekti në fjalë parashikon ndërtimin e një pallati 10 katësh me kohëzgjatje punimesh 54 muaj. /Ora News

Ora News - Protestë për ndërtimin e pallatit te Tregu Elektrik, banorët: Na kanë bllokuar rrugën

SHKARKO APP