Protestë për shtëpitë te Unaza e Re, ka tensione

Edhe këtë të shtunë banorët e zonës së ”Astirit” në Tiranë, kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, pas vendimit të qeverisë për shembjen e banesave të tyre.

Ata e cilësojnë vendimin në fjalë të padrejtë, ndërsa janë shprehur se nuk do të lejojnë shembjen e banesave deri në marrjen e dëmshpërblimit. Tubimi është shoqëruar me tensione.

Kujtojmë se dje për disa orë banorët e kësaj zone bllokuan të dyja anët e Unazës së Re, ndërsa protestuan me pankarta në duar. Bashkë me ta kanë qenë edhe disa deputetë të PD-së, madje edhe kryedemorkati Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?