Protestë tjetër për Martinin: Institucionet e papërgjegjshme vr@sin

Këtë mbrëmje po mbahet protesta e katërt e prindërve të fëmijëve dhe shoqërisë civile, pas vrasjes me thikë të 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë. Protesta ka nisur në formë marshimi nga shkolla Fan Noli, ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë pak ditë më parë, e deri tek Ministria e Arsimit.

Prindërit e nxënësve kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, që lidhen me sigurinë në shkolla, rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë, rritjen e buxhetit për arsimin, kufizimin mbi rrjetet sociale dhe dorëheqjen e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Institucionet e papërgjegjshme vrasin”, është pankarta kryesore me të cilën po marshojnë protestuesit. Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë dhe plagosja e shokut të tij, Luis Meçe, nga një bashkëmoshatar i tyre, ka tronditur mbarë opinionin publik në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?