Protestoi për fabrikën e bitumit në Krrabë, banori: Pronën ma morën, djalin ma hoqën nga puna
Fabrika e bitumit vijon të ushtrojë aktivitetin në Krrabë. Fabrika u zhvendos nga Peza në hyrje të tunelit të Krrabës pas protestave të banorëve të Pezës.
Një banor i cili ka qenë pjesë e protestave thotë se është penalizuar për shkak se kanë ngritur zërin.
“Pronën ma morën, nëpër gjyqe më kanë çuar dhe djalin ma kanë pushuar nga puna. Djali punonte administrator në njësinë administrative të zonës. Ose duhej të largohej djali im ose të largohej administratori”
Por nuk është vetëm ai që është ndëshkuar. Shumë thotë se i kanë hequr asistencën apo i kanë shkarkuar nga puna apo I kanë dërguar në rajon
Dëshmia për Ora News: