Protestojnë në Kukës, policia ‘kap për zhelesh” organizatorin

 

Policia e Kukësit nuk lejoi zhvillimin e një proteste të paralajmëruar nga shoqëria civile për faljen e kamatvonesave dhe debisë së energjisë elektrike të krijuar ndër vite, ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Protestuesit nga Kukësi e Hasi kishin paralajmëruar se do të bllokonin rrugën e Kombit, në njërën korsi, por policia nuk u dha leje dhe në afërsi të Urës se Drinit, që e lidh Kukësin me autostradën,  forca të shumta u kishin zënë pritë.

Pas debatit me protestuesit, fillimisht verbal policia ka përdorur forcën për të shoqëruar  Nderim Lushin, drejtuesin e protestës, që shfaqet duke e tërhequr zvarrë drejt furgonit të bluve të Kukësit.

Pas qetësimit të situatës, protesta u zhvendos para komisariatit të Kukësit për të kërkuar lirimin e organizatorëve.

Protesta e realizuar paraditen e sotme, kishte për qëllim që ti kërkonte qeverisë që të falen kamat-vonesat dhe debitë e krijuara në vite, nga banorë të Kukësit, Hasit e Tropojës.

Këto protesta kanë qenë të shpeshta, por qeveria nuk ka reaguar. Për këtë është firmosur edhe një peticion me më shumë se 1500 firma.

SHKARKO APP