Protestues tek liqeni kundër projektit

Aktivistët e shoqërisë civile që dolën në protestë kundër vendimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të ndërtuar brenda parkut të Liqenit Artificial, u dhunuan nga policia. Ja dhe një video në të cilën shihet se si një efektiv i policisë qëllon me shuplakë në fytyrë një grua, e kam me forcë për flokësh dhe tenton ta rrëzojë. Është një situatë skandaloze që nxjerr në pah paaftësinë e policisë për të menaxhuar një protestë që ka për qëllim të heqë rrethimin e vendit ku është parashikuar të ndërtohet këndi i lojërave për fëmijë. Në fillim të javës protestuesit e rrëzuan një herë rrethimin, por protesta e tyre nuk u shoqërua me konfrontime me policinë. Forcat e rendit e mbikqyrën situatën, por pa ndërhyrë për t’u përplasur.

Sot, pas deklaratës së Erion Veliajt se ai nuk do të ndalet në projektin e tij edhe pse ka akuza për korrupsion edhe pse qytetarët janë ngritur në protestë, policia reagoi dhunshëm.(lapsi)

SHKARKO APP