Protestuesi i drejtohet komisioneres Kos: Garancia s’vlen
komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, u përmend nga një i ri që mori fjalën nga protesta përballë Kryeministrisë dhe hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj klasës politike shqiptare.
Duke iu drejtuar zyrtares europiane, protestuesi deklaroi se garancitë që ofron qeveria nuk përfaqësojnë më vullnetin e qytetarëve, pasi sipas tij shqiptarët kanë vendosur të shkëpusin marrëdhënien me politikën e 36 viteve të fundit.
“Ju mund të merrni garanci nga kjo qeveri, por ka diçka që e keni harruar: ne shqiptarët kemi vendosur ta grisim kontratën 36-vjeçare me këtë klasë politike”, u shpreh ai. Më tej, protestuesi pretendoi se përpjekjet për të kontrolluar ose orientuar protestën kanë dështuar, duke theksuar se të rinjtë po tregojnë një vetëdije më të lartë politike dhe qytetare.
Sipas tij, ka marrë fund edhe narrativa që përgjegjësitë për gjendjen e vendit duhet të ndahen mes të gjithë qytetarëve. “Teorisë se të gjithë jemi bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës i ka ardhur fundi”, deklaroi protestuesi, mes duartrokitjeve të pjesëmarrësve.
KOHA JONË SONDAZH

