FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestuesi ndihet keq pas gazit lotsjellës, largohet me ambulancë nga sheshi

Menjëherë pas përfundimit të fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protestuesit hodhën bomba molotov drejt godinës së Kryeministrisë, si shenjë revolte ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas incidentit, një prej protestuesve u ndje keq nga gazi lotsjellës i përdorur nga policia, dhe për shkak të gjendjes së tij u desh ndërhyrja e ambulancës për ta larguar nga zona.

Pas tensioneve para Kryeministrisë, turma e protestuesve u drejtua drejt godinës së Kuvendit, ndërsa forcat e policisë u rreshtuan në hyrjen kryesore të Parlamentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia është pozicionuar për të parandaluar hyrjen e protestuesve në ambientet e Kuvendit dhe për të mbajtur nën kontroll situatën, ndërsa pritet që grupi të afrohet së shpejti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?