FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestuesi: Rama dhe Berisha kanë përfituar nga pushteti prej 36 vitesh, rinia ka mbetur pas

Edhe pse me një mot me shi, qytetarët vijojnë protestën në ditën e 25-të kundër qeverisë. Një protestues ironizoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla, duke thënë se jam agjent koreano-verior. Ai iu drejtua pjesës së qytetarëve që nuk i janë bashkuar protestës, duke thënë se Rama dhe Berisha për 36 vite i lirojnë karrigen njëri-tjetrit e kanë shkatërruar të ardhmen e rinisë.

“Unë jam një agjent, ama agjent koreano-verior, mos me prit të më zbulojë nesër ai kokëzbathuri i Librazhdit. Dua t’i drejtohem pjesës më të vogël të popullit që tani ka qëndruar indiferente ndaj protestës, duke thënë se nuk ka gjetur arsye për të na u bashkuar. Shumë shkurt, dy arsye dhe dy shembuj konkretë.

Në këto 36 vite, SHBA i ka ndërruar 6 presidentë, në Vatikan Papa është ndërruar 3 herë, vetëm në Shqipëri prej 36 vitesh ndërrojnë karrigen Sali Berisha me Edi Ramën. 36 vite që këta gjakpirësa vazhdojnë me u pasuru dhe me shkatërru të ardhmen e fëmijëve tuaj. Nëse nuk doni të dilni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, hajdeni këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arsyeja e dytë, a meriton Shqipëria dhe rinia të përfaqësohen në BE nga Zegjine Çaushi, që është sot deputete e Republikës vetëm falë 3 mijë e 700 gafave të saj e merret me Gazment Bardhin? A mundet ta përfaqësojë këtë rini Sara Mile, që në betejën e saj politike arriti të fitonte zemrat e të gjithë të burgosurve të Peqinit?”, tha protestuesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?