Protestuesi thirrje Forcave të Armatosura: Ta tërheqim zvarrë kryeministrin
Thirrjet e protestuesve para Kryeministrisë janë ashpërsuar, duke u larguar nga fryma paqësore që karakterizoi ditët e para të protestës.
Gjatë tubimit, një prej pjesëmarrësve bëri një thirrje drejtuar Forcave të Armatosura që të ndërhyjnë për largimin e kryeministrit, duke përdorur një gjuhë me tone të forta.
“I bëjmë thirrje Forcave të Armatosura ta tërheqim zvarrë atë ndyrësirë nëpër rrugët e Shqipërisë. Kjo të jetë sa më e shpejtë. Ai është aty në krye dhe kërkon gjakderdhje nga shqiptarëve. Forcat e policisë dhe ushtrisë do të bashkohen me popullin se janë bijtë e tij”, tha protestuesi.
KOHA JONË SONDAZH

