FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestuesit ecin rrugëve të Tiranës me këngë patriotike: Po ku ka si ty o Shqipëria ime?

Në rrugët kryesore të Tiranës po vijon marshimi, dhe ajo që bie në sy këtë herë nuk janë vetëm pankartat apo thirrjet, por muzika që shoqëron turmat: nga “Xhamadani vija-vija” deri te këngët e Vaçe Zela si “Rrjedh në këngë e ligjërime”, që kanë mbushur rrugët me një atmosferë më simbolike dhe emocionale.

Qytetarët po ecin në kolona të gjata, mes flamujve dhe koreve që kërkojnë ndryshim politik. Sipas raportimeve të ditëve të fundit, protesta ka qenë e përditshme dhe shpesh përfundon me marshime në disa akse të qytetit, duke e mbajtur kryeqytetin në lëvizje të vazhdueshme.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit e përshkruajnë si një formë presioni qytetar që po zgjat pa ndërprerje, ndërsa mbështetësit e shohin si një shfaqje uniteti dhe identiteti kombëtar përmes këngës dhe simbolikës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?