Protestuesit hedhin bojë mbi Kryeministrinë (FOTO)
Mijëra shqiptarë janë bërë bashkë në protestën e katër kombëtare të opozitës kundër qeverisë ”Rama 2”. Protestuesit kanë hedhur bojë mbi kryeministrinë. Simpatizantët kanë qëlluar me bojë blu dhe të zezë.
Protestuesit kanë intensifikuar hedhjen e kapsollave në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Megjithatë nuk ka pasur asnjë konfrontim me rreshtin e parë të policëve që janë vendosur në trotuarin para Kryeministrisë.
Protestuesve iu janë bashkuar edhe pjesëtarë të Aleancës për Teatrin, një grup aktivistësh dhe artistësh të cilët kundërshtojnë projektin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re. Partia Demokratike ka zhvilluar disa herë takime për këtë çështje dhe këtë herë ata kanë vendosur të bashkohen në protestën e opozitës.

KOHA JONË SONDAZH

