Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit (VIDEO)
Pas protestës para Kryeministrisë, protestuesit po marshojnë drejt Parlamentit dhe nuk dihet se çfarë skenari do mbajë aty opozita. Ata janë prirë nga lideri demokrat Lulzim Basha. ”Të gjithë drejt zonës ku strehohet krimi. Të gjithë pas liderit të opozitës”,-kërkoi Noka prej protestuesve. Pas apelit të ish-deputetit të PD-së, Flamur Noka turma e protestuesve, ashtu si edhe në çdo protestë tjetër të opozitës i është drejtuar godinës së parlamentit, ndërsa në sfond mbajnë si kolonë zanore, këngën ”Vendi im” të grupit Troja.
KOHA JONË SONDAZH

