Protestuesit mblidhen para Komisariatit Nr 1 të policisë

Qytetarët që protestuan kundër planit të Erion Veliajt për të betonizuar Parkun e Liqenit Artificial janë mbledhur para Komisariatit Nr 1 të policisë për të kërkuar lirimin e 6 aktivistëve. Me dhjetëra përfaqësues të shoqërisë civile i kanë bërë thirrje policisë t’i lërë të lirë të ndaluarit, ose t’i arrestojë edhe ata, pasi të gjithë së bashku janë kundër ndërtimit brenda Parkut të Liqenit Artificial.

Gjatë protestës së zhvilluar paradite policia dhunoi disa protestues.

SHKARKO APP