FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestuesit nuk heqin dorë nga kërkesat, i rilexojnë sërish

Protestuesit edhe në këtë ditë të 27-të kanë ripërsëritur kërkesat drejtuar qeverisë, të prezantuara fillimisht nga Dritan Goxhaj. Kësaj radhe mikrofoni për t’i lexuar kërkesat iu besua një tjetër protestueseje, Arvina Lleshit.

“Deklaratë politike për të sqaruar protestuesit se kjo protestë kërkon: Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë, krijimin e një qeveri teknike tranzitore jo partiake me mandat 12 mujor.

Ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit dhe miratimin me referendum popullor duke përfshirë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimi i ligjit për financimin e partive, kufizmin e mandatit të krye në 2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e paketës së maleve, investimet strategjike. Këto janë kërkesat tona, legjitime dhe të panegociueshme. Ne mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore deri në plotësimin e kërkesave”, tha protestuesja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 13188 (68.2%)
Jo 4805 (24.9%)
Nuk e di 1342 (6.9%)

Vota totale: 19335