Protestuesit relativisht të rinj, Cukali: Janë forca më e madhe të pajisur me dije! Është reagim popullor

Publicisti Koloreto Cukali në një intervistë për Ora News ka diskutuar për moshën relativisht të re të protestuesve të ditëve të fundit.

Cukali i ka cilësuar protestuesit si forcë e madhe e Shqipërisë, për shkak se protestojnë me dije dhe zgjuarsi, ndërkohë që ka shtuar se është sinjal i mirë fakti që ka shumë vajza që kanë dalë në shesh.

Cukali: Mua më duket e natyrshme. Ka shumë njerëz që protestën e konsumojnë edhe në shtëpi. Edhe në grupe të vogla duke folur. Por nuk e shoh dot një prind me 2-3 fëmijë për të rritur, që ka frikën se humbet dhe punën, shumë aktiv në protestë. Kam parasysh protestën e teatrit, ku unë kam pasur aty të njohurit e mi që donin të ishin ty, por rrinin të distancuar nga frika se mos identifikoheshin dhe hiqeshin nga puna. Mendoj që forca më e madhe shoqërore sot është rinia. Studentët janë një forcë jo vetëm rinore, por janë të pajisur me dije, një forcë akoma më e madhe, sepse nuk të sullmojnë vetëm me forcën e mllefit që kanë brenda, por  edhe me të dijes dhe zgjuarsisë.

Më vjen shumë mirë që ka vajza, sepse kjo është çështja e Shqipëri dhe liria nuk njeh gjini. Kjo është një shenjë shumë e mirë, por edhe burrat duhet të dalin kur preket një vajzë, sepse protestat tona nuk janë të shkëputura. Studentët, teatri, kjo që po ndodh tani janë pjesë e një reagimi popullor ndaj një menaxhimi shumë të keq të pushtetit, edhe të dhunshëm.

SHKARKO APP