
Një protestuese tha se nuk ka asnjë vlerë të harxhohen miell dhe vezë ndaj deputetëve, pasi ata meritojnë të gjuhen me mbeturina. ”Jam e diasporës së Italisë. Mos e quani z.Kryeministër, unë nuk e votova sepse nuk mund të jetë kryeministri im. Mos harxhoni vezët dhe miellin, është gjynah të harxhosh ushqimin sepse ka plehra plot që mund tua hedhim.
Sot është 2 korriku i ambasadave, jam mësuese për nxënësit me aftësi ndryshe në Itali. Fëmija i zotërisë nuk kishte një karrocë të denjë dhe sikur sot e pashë që dhunohej nuk kam fjalë, ky ishte reagimi që prisja prej jush, të mbushim sa më shumë sheshet.
Duhet të jemi dëshmitarë të ndryshimit. Kulmi i së keqes është hiçi! Më 4 korrik, shumë nga bashkëatdhetarët do të jenë këtu, qoftë edhe për një orë dilni këtu”, tha ajo.
