Protokoll Bashkëpunimi, mes Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës

 

 

Ministrja Eglantina Gjermeni dhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatos Harizaj, nënshkruan sot Protokollin e  Bashkëpunimit, mes Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Ky protokoll ka për qëllim rregullimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në funksion të përmbushjes së objektivave të tyre dhe ndihmesën e ndërsjellë brenda fushave të veprimtarisë së përbashkët.

Ministrja Gjermeni falënderoi rektorin dhe pedagogët e pranishëm për bashkëpunimin, punën dhe ekspertizën e vazhdueshme të ofruar ndaj  Ministrisë së Zhvillimit Urban. “Ky bashkëpunim shumë i mirë që ka nisur do të thellohet dhe më tej” – tha Gjermeni

Ministrja theksoi se ”Përmes kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi mes të tjerash, angazhohemi qëvlerësuesit e pasurive të paluajtshmepër toka are, toka pyjore, livadhe dhe toka të pafrytshme, do të vazhdojnë të licensohen pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban pasi të kenë kryer programin e formimit të vazhduar pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.Kjo është hera e parë që një institucion i Arsimit të Lartë organizon një program të tillë të formimit të vazhduar në këtë fushë.”

SHKARKO APP