Provat që fundosin “Tonin e Kombinatit”

 

Ish-kryeministri Berisha publikon në faqen e tij në Facebook, dokumenta shtetërore që faktojnë se shtetasi Fation Skënderi, i njohur si “Toni” në dosjen e deputetit Tom Doshi, ka kaluar kufirin në Rinas për në Gjermani, ditën kur ishte shpallur në kërkim nga policia. Më tej ish-kryeministri thotë se Ilir Meta dërgoi në Gjermani Spartak Brahon për ta kthyer “Tonin” në Shqipëri.

Ilir Meta dergoi nje jave me pare Takun me torben e tij te zeze, ku Meta mban kokainen e Gezim Celes, per ta kthyer ne Shqiperi Tonin dhe deshmuar sipas porosive te shefit te tij duke hequr ate nga lista e kerkimit per vrasje ne tentative dhe dhene atij çdo garanci qe ai kerko. Me keto veprime klika Rama – Meta faktojne se po bejne gjithcka per te fshehur skenarin e tyre vrastar te dy deputeteve dhe fajsimin e opozites per vrasjet qe do realizonin”,- shkruan Berisha.

Më tej ish-kryeministri bën thirrje për protesta popullore për të rrëzuar koalicionin Rama-Meta.

SHKARKO APP