Provimet e maturës/ Mehmeti: Dalja e tezës para provimi, analizë për sqarimin e situatës

Pedagogu Ndriçim Mehmeti, ka komentuar provimet e maturës, për këtë vit, ku dy prej tyre tashmë kanë përfunduar.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Mehmeti, teksa ka folur në lidhje me daljen e testit të letërsisë,  pak para se të fillonte provimi, është shprehur se duhet të ketë një analizë të plotë, për të sqaruar situatën.

Më tej ai ka thënë se mbetet për t’u parë se nëse ka pasur keqmenaxhim gjatë provimit të letërsisë, teksa shton se nxënësit këtë vit mund të kontrolloheshin lehtë, duke qenë se ka pasur pak nëpër klasa.

“Maturantët e konsiderojnë një tezë mesatare. Ajo që mbetet për t’u parë është analiza e post maturës, cilat do jenë rezultatet, a është kopjuar, kush ka përfituar. Duhet analizuar nëse ka ndonjë problem në keqmenaxhim apo jo, si ka rrjedhur kjo tezë. Nuk është çështje se nuk i administrojnë dot, është e pamundur që 10 veta të mos kontrollohen dot. Me një sy i kontrollon. Pse nuk bllokohet, bllokuesi i valëve. Nga ana tjetër kemi shumë shkolla që janë bërë me kamera, të gjitha mund të shihen me kamera.

Duhet të kemi një analizë që të vëmë situatën nën kontroll. Fakt tjetër është se disa kanë frikë dhe stres, sepse një periudhë mësimi u bë online. Ne nuk jemi të interesuar për dijen, ne jemi të interesuar për rezultatin. Shkolla nuk merret më me aktivitete, shkolla ka rritur shkallën e bullizmit, ka rritur shkallën e egërsisë dhe ashpërsisë.

Këto dy vite që u desicoalizuan famijjët, dhe pastaj vijmë në faktin që ai do bëjë përpjekje më të mëdha që të rrëmbejë diçka të padrejtë dhe mësohet me mënyrën e korruptimit deri në shkallën më të madhe. Duhet bërë një analizë.”

SHKARKO APP