Provokim? 230 euro gjobë për flamurin shqiptar në makinë

230 euro u ka kushtuar disa shtetasve shqiptarë të cilët po ktheheshin nga Franca, fakti që në automjetin e tyre kishin të stampuar flamurin kombëtar.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Budvas.

Sipas të përditshmes “Vijesti”, ka qenë ky vendimi i gjykatësit për vepra penale i cili e ka cilësuar si provokim ndaj turistëve flamurin e Shqipërisë të stampuar në automjetin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kësaj medie, këta shtetas të cilët gjatë udhëtimit për në vendlindje nga kampionati evropian që po mbahet në Francë, janë ndalur në Budva.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshmitarët okularë janë shprehur se në automjetin e tyre tip Golf, në pjesën e përparme të mjetit dhe në pjesën e bagazhit ka qenë i stampuar flamuri i Shqipërisë.  Dhe se gjatë kalimit nëpër Budva ata kanë kënduar dhe kanë shkaktuar zhurmë.

Pas njoftimit në policinë lokale të Budvas kjo e fundit ka ndaluar mjetin tip golf në të cilin ishin katër shtetas dhe kanë bërë shoqërimin e tyre për në Komisariatin e Budvas. Pas vendimit të gjykatësit dhe kryerjes së pagesës, ata janë larguar për në Shqipëri.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?