Pr/vendimi-Bashkia e Tiranës cakton tarifat e reja për gjelbërimin e ambientet sportive
Këshilli bashkiak i Tiranës do të mblidhet këtë të enjte ku do të vendosë për tarifat e reja për gjelbërimin por dhe të përdorimit të ambienteve sportive.
Sipas projektvendimit administratorët e pallateve do të përjashtohen nga taksa e pastrimit dhe tarifa e përkohshme arsimore.
Teksa kryeqyteti për pagesën e tarifës së gjelbërimit ndahet në tre zona.
Banorët në qendër do të paguajnë 5 mijë lekë në vit, jashtë unazës 2 mijë lekë dhe në ish komunat 1 mijë lekë.
Tarifa keto qe do të vendosen në faturën e ujit të pijshëm.
Po ashtu janë saktësuar dhe çmimet e përdorimit të ambienteve sportive. Për fushat e futbollit paguhet 400 lekë ora, të volejbollit dhe basketbollit 100 lekë në orë për person.
Sa u përket kalçetove tarifa është 150 lekë ora ndërsa ambientet me bar sintetik do të kushtojnë 125 lekë ora. Në projektvendim parashikohet dhe përdorimi i ambienteve shkollore që shkon në 5 mijë lekë ora.
Po ashtu është parashikuar dhe çmimi i biletave, ku për herë të parë propozohet karta e publikut e cila do të kushtojë 3 mijë lekë dhe përfshin 8 bileta për shfaqje teatrore e koncerte si dhe dy ftesa në çift.
Sa u përket biletave do të jenë 500 lekë për shfaqjet teatrore teksa studentët dhe personat mbi 65 vjeç do të paguajnë 300 lekë.
Sa u përket koncerteve vlera e biletës do të jetë 1 mijë lekë.
Për të marrë në përdorim Qendrën kulturore në Tiranë si dhe ambientet e amfiteatrit vlera do të jetë 10 000 lekë ora, ndësa për të hyrë në kopshtin zoologjik do të paguhet 50 lekë për fëmijë dhe 100 lekë për të rritur
Hyrja në kopshtin zoologjik
Per femije 50 lekë/hyrja
Për të rritur 100 lekë. Hyrja
Ambientet e amfiteatrit 10 000 lekë/ora
Çmimi i biletave për shfaqjet teatrore
500 lekë bileta
300 lekë për studentët
300 lekë mbi 65 vjeç
Çmmimi i biletave për koncerte
1000 lekë bileta
Për të rinjtë 200 lekë personi
Shfaqjet e fëmijiëve 100 lekë
Karta e publikut 3000 lekë. Ku përfshihen 8 shfaqje dhe dy ftesa në çift
Qendrat kulturore Tiranë 10 000 lekë ora
Fusha e futbollit 400 lekë ora/personi
Fusha e volejbollit 100 lekë ora.personi
Fusha e basketbollit 100 lekë ora personi
Tarifa për Palestrën 150 lekë ora
Kalceto jashtë shkollës 100 lekë ora
Ambiento kalçeto sintetik 125 lekë ora
Tarifa për ambientet brenda shkollës 5 000 lekë ora
Treni panoramik
Hyrja në kopshtin zoologjik 50 lekë/hyrja
Për të rritur 100 lekë. Hyrja
Ambientet e amfiteatrit 10 000 lekë/ora
Fëmije 0-15 vjeç 50 lekë ora
Fëmijet mbi 15 vjeç 100 lekë
Varkat te liqeni 500 lekë ora
Çmimi i biletave për shfaqjet teatrore
500 lekë bileta
300 lekë për studentët
300 lekë mbi 65 vjeç
Çmmimi i biletave për koncerte
1000 lekë bileta
Për të rinjtë 200 lekë personi
Shfaqjet e fëmijiëve 100 lekë
Karta e publikut 3000 lekë. Ku përfshihen 8 shfaqje dhe dy ftesa në çift
Qendrta kulturore tiranë 10 000 lekë ora
/Oranews

