PS: Basha s’ka qenë asnjë ditë kryebashkiak i Tiranës

Zgjedhjen për të mos kandiduar në krye të Bashkisë së Tiranës, Basha nuk e bëri sot, por ka katër vjet, ndërsa nuk ka bërë asgjë në krye të saj.

Ky ka qenë reagimi i sotëm i Partisë Socialiste lidhur me  deklaratën e kryedemokratit se nuk do të jetë ai kandidati i Partisë Demokratike në betejën për Tiranën.

“Le të dalë dhe të na tregojë vetëm një gjë që ka bërë”, tha deputetja Gjylameti, teksa ka shigjetuar punën e kryebashkiakut në këta katër vitet e drejtimit të kryeqytetit. 

SHKARKO APP