”PS e di sa vota ka në kuti kur përfundon procesi”, ish-deputeti Bogdani: PD e ç’organizuar

Ish-deputeti i PD-së, Gert Bogdani thotë se nëse do të krahasoje partitë politike, PS është më e organizuar se PD. Komentet Bogdani i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se PS e di sa vota ka në kuti kur mbaron procesi i votimit dhe e di se për kë do të votojnë qytetarët. Bogdani tha se PD është më e ç’organizuar në këtë aspekt dhe nuk e parashikon drejtimin e votës.

“Vitet e fundit atë që ka kaluar Shqipëria për rrjedhjen e të dhënave personale, listën dhe sistemin e patronazhistëve, kam përshtypjen duhet të ishin shifrat shumë më ndryshe. Por kjo tregon dëshirën e njerëzve për ta patur votën të fshehtë.

Ndërkohë që nuk është kështu në Shqipëri, partia në pushtet apo partia tjetër e di. Duke u marrë me partitë politike, dua të them se është një realitet tjetër mes PD dhe PS. PS duke qenë një parti më e organizuar dhe më kapilare, është ajo që e di se për kë votojnë njerëzit, është ajo që e di sesa vota ka në kuti kur mbyllet qendra e votimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse PD këtë pjesë e ka shumë të ç’organizuar. Shumë rrallë në disa fushata e ka pasur të mirëorganizuar, por kryesisht e ka të ç’organizuar. Kështu që nuk mendoj se këto shifra janë treguese reale të realitetit”, tha Bogdani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?