PS fillon përzgjedhjen e kandidaturave për Kryetar Shteti. Taulant Balla: Na duhet një President normal!

PS fillon zyrtarisht nga dita e martë përzgjedhjen e emrave kandidatë për President Republike.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi sot nga qyteti i Fierit se “Procesi që PS për herë të parë drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë të zgjedhjes se presidentit të Republikës pas shume vitesh do të jetë shumë transparent dhe një proces qe do te këtë një standard për zgjedhjen e presidentit pas kësaj radhe. Ne na duhet një president qe te respektoj normën kushtetuese, president normal dhe mbi te gjitha një president qe na bashkon. Një president qe përfaqëson unitetin kombëtare. Ky do te jete një proces qe fillon prej ditës së nesërme e që do të ecim përpara. Procesi ka disa garanci dhe disa verifikime.”

SHKARKO APP