PS fiton Bashkinë e Mallakastrës, rritje e ndjeshme e PD-së nga 2017-ta

Mbyllet procesi i numërimit në Bashkinë Mallakastër ku fitues ka rezultuar Partia Socialiste me 47.61% të votave kundrejt 40.83% që arriti të marrë Partia Demokratike.

PS ka një rënie me 800 vota pothuajse me 4 vjet më parë teksa ka marrë 6443 vota ndërsa në 2017 fitoi me 7357 vota. Në Mallakastër ka rritje PD, krahasuar me 4 vite më parë teksa në 2017 mori 4548 vota ndërsa numërimi tani u mbyll me 5525 vota. Ndërkaq LSI ka përgjysmuar votat nga 2017 duke marrë 1099 vota ose 8.12%.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?