PS fiton në Gramsh, kundërshtari uron për fitoren

Procesi i numërimit të votave në Gramsh ka përfunduar në mënyrë të rregullt dhe një akt qytetarie ka treguar kandidati i djathtë, i cili ka uruarkundërshtaren për fitoren. 

Pas numërimit të të gjitha kutive, fituesja e koalicionit të majtë,Luljeta Dollani, është uruar për fitoren nga kundërshtari i sajKodhel Çala. Luljeta Dollani ka marrë 8746 vota ose 59.38 % kundrejt kundërshtarit të saj,Kodhel Çala, i cili ka marrë 5982 vota ose 40.62 %. Fitorja ka qënë e thellë, me një diferencë prej 2764 votash. 

SHKARKO APP