PS humb Përmetin, Jaçe: E urova kryetarin e sapozgjedhur për fitoren

Partia Socialiste duket se e ka humbur Përmetin. Teksa rezultatet e fundit të KZAZ nr 74 pohojnë se kandidati i djathtë Niko Shupuli ka marrë 59% të votave kundrejt Gilberto Jaçes, kryetarit të bashkië së Përmetit 2011- 2015, i cili rikandidonte në zgjedhjet e 21 qershorit për një mandate të dytë.

Vetë kandidati i majtë, Jaçe ka pranuar humbjen nëfaqen e tij në Facebook.

"Te dashur bashkeqytetare! Ne radhe te pare falenderoj te gjithe ata qe besuan te alternativa jone dhe na mbeshteten. U kerkoj ndjese qe nuk arrita t'i coj drejt fitores dhe marr persiper cdo lloj pergjegjesie per humbjen. Takova kryetarin e sapozgjedhur te bashkise dhe e urova per fitoren. Shpresoj shume qe ne keto kater vjet te kete sukses per te miren e te gjithe qytetareve permetare!
Ju uroj me te miren per familjet tuaja!
Me respekt,
Gilberto Jaçe", ka shkruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?