FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PS i kërkon të dorëzojë mandatin e deputetes, Marjana Koçeku shkon në Parlamentin Europian

Në një kohë që Partia Socialiste i kërkon të dorëzojë mandatin, deputetja Marjana Koçeku tregon se ndodhet në Parlamentin Evropian në Bruksel. Sipas Koçekut në fokus të diskutimeve janë çështjet mjedisore, protestat e zhvilluara gjatë 30 ditëve të fundit, si dhe problematikat me të cilat përballet vendi. ”Evropa duhet t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”,-shkruan Koçeku.

Postimi i plotë

Evropa duhet t’i kthejë sytë drejt Shqipnisë ma shumë se kurrë. Jam e nderueme që këto ditë ndodhem në Parlamentin Evropian në Bruksel, me ftesë të disa eurodeputetëve, me të cilët do të diskutojmë mbi çështjet mjedisore, protestat e këtyne 30-ditëve dhe problematikat e shumta që po përballet vendi ynë, veçanërisht korrupsionin dhe arbitraritetin e nji pushteti që po kapërcen çdo kufi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?