PS kandidon pesë deputetë në vendore, ja emrat që do t’i zëvendësojnë në Kuvend
Partia Socialiste deri tani ka konfirmuar se në zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të kandidojë pesë deputetë për kryetarë bashkie.
Konkretisht, bëhet fjalë për deputetët, Pjerin Ndreu, Flamur Golemi, Ilir Xhakolli, Rakip Sulin dhe Nuri Belbajn.
Por, ashtu siç parashikohet edhe me ligj, në fushatën zgjedhore ata duhet të dorëzojnë mandatet e deputetëve dhe më pas të kandidojnë ligjërisht në garën për bashkitë përkatëse.
Por, largimi i tyre, në Kuvend do të krijojë vakanca të reja, të cilat do të zëvendësohen, pas depozitimit të kërkesave në KQZ, referuar edhe listës zgjedhore të PS në zgjedhjet e 2017-ës.

Konkretisht, për zëvendësimin e Pjerin Ndreut, sipas listës së PS, e radhës për qarkun e Lezhës vjen Adriana Jaku, e cila renditet pas Gjetan Gjetanit.
Jaku, aktualisht është zëvendësministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale që nga tetori i 2017-s.

Flamur Golemi në qarkun e Gjirokastrës pritet të zëvendësohet nga Artemis Dralo.

Aktualisht, Dralo mban postin e zv.ministres për Europën dhe punët e Jashtme dhe është pedagoge në universitetin e Gjirokastrës.

Ilir Xhakolli zëvendësohet nga Ardit Konomi, i cili aktualisht mban postin e drejtorit të shërbimit spitalor në Korcë.


KOHA JONË SONDAZH

