PS mbron Olta Xhaçkën, Lubonja: Ja mesazhi që dhanë për SPAK dhe për të gjithë ne
Analisti Fatos Lubonja, thotë se vendimi i PS për të mbrojtur Olta Xhaçkën dhe mos votimi për të dërguar mandatin e saj si deputete në Gjykatën Kushtetuese, është mesazh edhe për organet e tjera të drejtësisë.
”Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shihte në themel sepse është e kapur dhe po ta shihte në themel do të jepte një vendim pro Xhaçkës e merrja me mend sepse është një gjykatë që ka dhenë edhe shumë vendime skandaloze, antikushtetuese. Që Gjykata Kushtetuese nuk e tha në themel dhe e futi në procedurë ishte për të justifikuar vetveten dhe për ta shtyrë për procedurë.
Çuçi tha se mund ta çojmë dhe i japin një urdhër atij Gent Ibrahimit se edhe ata turpin me bukë e kanë ngrënë. Kjo të çon te situata që kemi. Gjithë drejtësia është që ta kapim dhe herë pas herë t’ua tregojmë edhe shkopin se bëjnë disa arrestime për fasadë.
Bardhi thotë grusht shteti. Grushti i shtetit ka ndodhur me kohë. Edhe shoku Enver thoshte e arrestonte partia. Ai është mesazh edhe për SPAK. Ne me gjak e morëm dhe me gjak do ta lëshojmë. Ju kujtohet parulla dhe këta me dhunë e kemi marrë dhe me dhunë do ta lëshojmë. Këtë duhet ta ndjej SPAK-u dhe të gjithë”.