PS ndryshon mendje, për shkak të Berishës tërheq mbështetjen ndaj Simon Mirakës

Grupi parlamentar i PS-së nuk i jep votat kandidaturës së Simon Mirakës, edhe pse më herët në Komisionin e Ligjeve kishin vendosur pro tij si anëtar i autoritetit të dosjeve. Shkak u bë firma e Sali Berishës.

“Ne nuk kemi asgjë me kandidaturën e zotit Miraka. Jemi të gatshëm ta rivotojmë përsëri nëse nga lista e propozuesve të zotit Miraka hiqet emri i katranit me bojë”, tha Taulant Balla.

Në seancë plenare, debati për çështjen e Simon Mirakës u bë kur në sallë po diskutohej raporti vjetor i Komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi, ku Berisha nuk i kurseu akuzat.

SHKARKO APP