PS nuk e votoi në Parlament, Simon Miraka: Nuk më ka propozuar Berisha
Simon Miraka ka komentuar vendimin e Partisë Socialiste për të mos votuar në Parlament kandidaturën e tij në Komisionin për Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Në një intervistë për News24, Miraka u shpreh se kandidatura e tij nuk është propozuar nga Sali Berisha.
Gjatë intervistës, ai tha se kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj u kërkonte deputetëve të tij që të mos mblidhnin firma për të propozuar emrin e tij.
”Unë s’jam propozim i Sali Berishës, por i Shoqërisë Civile. Ndër firmat është dhe ajo e Sali Berishës. Gazment Bardhi ka dalë e ka thënë që se kemi me zotin Miraka, por në fakt me mua e kanë. Zhgënjimi nga palët është nga deputetët që e quajnë veten se vijnë nga shtresa e të përndjekurve. Ka një mungesë personaliteti. Ata e hodhën firmën, janë deputetë dhe mandatin nuk ua heq askush. Ka mungesë serioziteti, personaliteti, karakteri. E vërteta është e hidhur”.