PS pret në besë LSI, nuk i voton kandidatët e saj

 

E çuditshme sesi kandidatët e LSI-së në Pogradec, Vorë, Lezhë, Mallakastër, Kukës etj, nuk fituan, duke ditur se vetë LSI-ja ia dha të gjitha votat e saj PS-së në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Fier, Sarandë etj. Çfarë ka ndodhur tek koalicioni i majtë,pasi kur shikon disa kuti votimi që njihen si zona krejt fanatike të PS-së në Vorë apo Pogradec, ku janë numëruar, rezultojnë se nuk ia kanë dhënë votat kandidatit të LSI-së, ndërkohë që në kutitë e votimit për këshillat bashkiakë, sipas sondazheve, dalin se kanë votuar në shumicë dërrmuese për PS-në. Pra më thjesht, nëse marrim një shembull; një votues në Prezë nw Bashkinw e Vorws i pyetur nga “KJ” ka votuar për PS-në fletën e votimit për këshillin bashkiak dhe po të njëjtën kohë tek fleta e votimit për kandidatin e LSI-së e ka votuar kundër! Po kwshtu kanw vepruar ose në rastin më të mirë e kanw abstenuar edhe socialistwt e tjerw nw kwtw zonw. Kështu ka dalë rezultati sot, ndërkohë që kutitë e sigurta si të PS-së, sot, LSI-ja mori ose votë kundër, ose diku tek barazimi me PD-në. E njëta gjë ka ndodhur në të gjitha njësitë që ka humbur LSI-ja, por më i dukshëm devijimi i votës së PS-së është në Vorë, Kukës, Lezhw dhe në Pogradec. Nw Lezhw grupe tw PS lokale kanw festuar sapo wshtw shpallur fitues Fran Frrokaj i PD-sw,i cili nw tw vertetw wshtw njw njeri korrekt dhe shumw i besuar nga lezhnjanwt, por e kemi fjalwn se si koalicioni i majtw nuk ka funksionuar. Mw saktw PS ia ka futur LSI-sw.

Ka informacione se LSI-ja po merr në analizë çdo kuti e çdo fshat apo lagje ku pritej votim nga militantët e PS-së, e ku ndërkohë, votat kanë munguar për kandidatin, por e kanë hedhur për PS-në si subjekt politik. Pse ka ndodhur kjo? Pabesi e bazës së PS-së apo direktivë e fshehtë e kupolës së PS-së?!

Nëse është inat i bazës është gjysma e së keqes, porse nëse ka direktivë të fshehtë të Ramës për humbje të kandidatëve të LSI-së, atëherë nuk dihet se si do të jetë reagimi i LSI-së. Ka informacione të besueshme se ka hyrë në “periudhë akulli” marrëdhënia Rama-Meta pas këtyre humbjeve të bastioneve të PS-së dhe LSI-së prej kandidatëve të propozuar nga Ilir Meta.

Diçka e rëndë ka ndodhur në këto zona të majta ku kandidatët ishin të LSI-së. Në bashkitë e tjera ku ishin kandidatët e PS-së diferenca mes tyre dhe e kandidatëve të djathtë është shumë e madhe, në favor të emrave të vendosur nga Edi Rama. Sepse LSI-ja i ka dhënë votat kandidatit të Ramës.Bile sms janw nisur nga Meta gjithw emrave tw LSI-sw nw Tiranw e nw Durrws qw tw votojnw patjetwr Erion Veliaj dhe Vangjush Dako. Edhe nw çdo bashki tjetwr, kwshtu ka bwrw LSI. Por nuk ka ndodhur e njwjta gjw nga selia e PS-sw. Dyshimet bëhen më të mëdha edhe për një tjetër fakt. Veç LSI-së, aleati që kishte kandidatë të deklaruar në këto zgjedhje ishte dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Në tre njësi, Konispol, Peqin dhe Rrogozhinë, kandidatët e PDIU-së kanë fituar vetëm nga votat e PS-së dhe të koalicionit të majtë. Përse diçka e tillë nuk ka funksionuar nw gjithë zonat e LSI-së? Nga 15 njësitë vendore ku Lëvizja Socialiste për Interim garoi brenda së majtës me kandidatët e saj, në 6 prej tyre ka humbur. Lezha, Pogradeci, Vora, Kukësi, Mallakasta dhe Selenica janë njësitë vendore ku kandidatët e LSI-së rezultojnë humbës. LSI-ja ka humbur bashki që konsiderohen të mëdha si Lezha e Pogradeci dhe ka fituar vetëm në Gjirokastër. Edhe në Gjirokastër, çuditërisht PD-ja ka pësuar rritje të madhe, duke e krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Madje, një pjesë e drejtuesve të shtabit të kandidates fituese thonë se merita e fitores është e deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo, që orientoi votat e minoritetit grek drejt LSI-së, sesa e bazës së PS-së në qytet.  Por ajo që rezulton më e pabesueshme  nga pikëpamja elektorale, lidhet me Beratin. Në këtë bastion të së majtës, kandidati i LSI-së Petrit Sinaj e ka në pikëpyetje fitoren dhe rrezikon deri në kutinë e fundit të votimit. Për një zonë historike të majtë, diferenca me 500 vota para sërish është një fitore që më shumë ngjan si humbje. 

Për të vazhduar më tej me mungesën e koordinimit të koalicionit vlen të merret në konsideratë dhe rasti i Mallakastrës. Mallakastra është një nga zonat që në 24 vjet nuk ka votuar kurrë për kandidatin e djathtë, ndërsa në 21 qershor votoi masivisht për kandidatin e PD-së. Në Fier dhe në Patos dhe Roskovec ku ishin kandidatë të Partisë Socialiste nuk ndodhi e njëjta gjë. Në këto njësi, koalicioni ka funksionuar dhe votat e LSI-së i kanë dhënë një fitore të thellë kandidatëve të majtë. LSI-ja ka fituar në njësitë e tjera vendore më të vogla nga pikëpamje numerike. Por ka humbur bashki që në zgjedhjet e 2017-ës me siguri do t’i jepnin më shumë deputetë. Analiza mund të bëhet e veçantë për të gjitha njësitë. Por bashkitë ku duket qartë se mes PS-së dhe LSI-së diçka s’ka funksionuar janë Pogradeci, Vora, Lezha dhe Kukësi.  Koalicioni i majtë Rama-Meta dukej solid gjatë fushatës elektorale, por ndarja e votave nuk pasqyron “dashurinë” që deklaronin liderët si një koalicion që është si trup i vetëm.

A është baza e PS-së e inatosur me LSI-në dhe pse, apo mbetet se diçka po luan Edi Rama ndaj armikut-mik Ilir Meta?

Të presim se duket se do të ketë ngjarje interesante në muajt në vijim mes PS e LSI.

 

 

 

 

 

SHKARKO APP