PS rekord në Fier, Zegjine Çaushi ndër fituesit e listës së hapur. Mjeku që ka marrë mbi 10 mijë vota
Në qarkun Fier po vijon numërimi i votave për kandidatët. PS do të marrë 7 mandate në listë të hapur e cila deri në këto momente kryesohet nga Klevis Jahaj, i ndjekur nga Asfloral Haxhiu dhe Ceno Klosi, ndërsa Zegjine Çaushi fenomeni i rrjeteve sociale arriti maksimumin në Roskovec, duke renditur ndër fituesit e listës së hapur. Jashtë listës fituese deri në këto momente ka mbetur deputeti aktual Nusret Avdulla. Në KZAZ- në nr. 60 ka filluar numërimi i kutive të para.
Asfloral Haxhiu është mjeku që do të jetë në Kuvend, dhe në këto zgjedhje deri më tani ka marrë mbi 10 mijë vota. Mjeku i ri dhe profesionist njihet për popullaritetin e tij, falë punës prej vitesh në Lushnjë. PS-ja ka fituar shumë me disa emra të rinjë që ka kandiduar. Asflorali duke qenë independent në mendime si dhe pasionant për një shoqëri me të emancipuar, do të sjellë në parlament frymën e brezit të tij.
Drejtuesja politike e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku refuzoi të bëjë një komente apo t’i kthejë përgjigje akuzave të mëhershme të drejtuesit politik të PD në këtë qark, Gazment Bardhit. Balluku tha se Bardhit nga PS në këtë qark i përgjigjet vetëm kandidatja Zegjine Çaushi.
”Një falënderim zemre”, por me zemër të thyer është reagimi i parë nga Gazment Bardhi. Ai nënvizon se demokratët do të qëndrojnë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë. Kujtojmë se Partia Demokratike arriti të marrë vetëm 4 deputetë në qarkun e Fierit.
