PS shpall fitoren në Kukës. Kandidati socialist zgjidhet kryebashkiak me rreth 5 mijë vota më shumë se kandidati i Berishës
Aktualitet E Hënë, 25 Shtator 2023 11:18
Partia Socialiste ka nisur festën në Kukës pas fitores së kandidatit të saj, Albert Halil me rreth 5 mijë vota më shumë se kandidati i Berishës Emri Vata.
Pas përfundimit të numërimit të të gjitha kutive të votimit, Halili ka fituar bindshëm ndaj rivalit të tij demokrat të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.
Pas shpalljes se fitores qytetarë dhe mbështetës të Halilit festuan me brohorime dhe me flamurin e Shqiperise se Madhe.