FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pse del kundër Putinit? Rama: Ne nuk kemi nevojë për gazin rus

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, tregoi ndër të tjera, edhe pse Shqipëria reagon ashpër ndaj Moskës në lidhje me luftën që po bën në Ukrainë. Rama tha se kjo ndodh sepse Shqipëria nuk ka nevojë për gazin rus.

“Shqipëria është shumë unike. Ne nuk kemi nevojën për gazin rus. Historia jonë ka qenë e tillë që ne nuk kemi asnjë lloj ndjesie kundrejt Rusisë.

Në perandoritë sovjetike, monumenti i Stalinit u hoq me hijeshi në vitet 70, ndërsa ne e mbajtën edhe pas rënies së murit të Berlinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prodhimi ynë i energjisë është në bazë ujore. Kemi marrë një vendim kurajozë për të mos prekur çmimet për familjarët dhe bizneset e vogla. Ne po e mbulojmë këtë diferencë që është e rëndësishëm për buxhetin shqiptar. Ne ia kemi dalë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?