Pse digjen makinat pas krimeve? Ish-prokurori flet për ngjarjet kriminale

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, teksa ka folur për masakrën në Fushë-Krujë, ka treguar edhe pse digjen kryesisht automjetet dhe armët e autorëve në ngjarje kriminale.

Për të kjo është një metodë e krimit të sofistikuar, për të zhdukur gjurmët daktiloskopike dhe duke vështirësuar kështu zbulueshmërinë e krimit.

”Mbaj mend shumë vite më parë që në jug të vendit, kryesisht në Vlorë, makinat që përdoreshin për krime dhe armët e zjarrit ishte zakon që të hidheshin në liqene. Me ardhjen e thatësirave armët, makinat apo edhe kufomat e zhdukura shfaqeshin dhe krimet nisën të zbuloheshin. Tani kanë menduar që t’i djegin për arsye që të zhduken edhe gjurmët daktiloskopike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?