Pse Dita e Fëmijëve festohet në 1 qershor?

Muaji qershor nis me Festën e Fëmijëve.

Dita ndërkombëtare e fëmijëve për një pjesë të vendeve të botës është 20 nëntor, ndërsa për vendet e dikurshme të bllokut lindor është 1 qershori.

Pse 1 qershori?

Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925-ën. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

Një ditë jo vetëm për të festuar.

Një ditë më shumë që të rriturit të sigurojnë të drejtat e fëmijëve dhe të mendojnë jo vetëm për fëmijët e tyre. Fëmijë me aftësi ndryshe, fëmijë pa përkujdesje prindërore, fëmijë në situatë rruge, fëmijë të abuzuar, të institucionalizuar kanë nevojë për vëmendje të shtuar.

SHKARKO APP