Pse duhet t’i presë Lezha? Gjekmarkaj: Me kampet afrikane do të krijohet një geto dhe do të ketë probleme

Deputeti i PD-së dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj është skeptik ndaj marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për kampet e refugjatëve, duke ngritur pyetjen “kujt i duhet kjo”. Sipas tij, marrëveshja nuk është pritur mirë as nga italianët.

”Nuk e kam të qartë pse vetëofrohet Shqipëria? Nëse bëhet fjalë për toka, Italia ka toka plot. Nëse është çështje që Italia të ikë nga ligjet e veta, e kam të vështirë ta pranoj”,-tha deputeti në ”Top Story”. As nga lezhjanët nuk është pritur mirë kjo marrëveshje, tha Gjemarkaj.

”Nuk e kuptoj se çfarë fiton Shqipëria. Në Lezhë, kjo nuk është mirëpritur. Krijohet një geto në një zonë turistike. Do të jetë një kamp i hapur. Një shqetësim i Evropës këto kohë është eksportimi i terrorizmit. Si do t’i trajtojë Shqipëria problemet e të drejtave të njeriut. Nuk di t’i vë një emër. Nëse bëhet si investim personal i kryeministrit, pse duhet të bëhet kjo me shpenzimet e Lezhës. Ne pritëm afganët, por ata ikën nga lufta. Ishin njerëz të elitës. Pse t’i presë Lezha të gjithë?”,-tha më tej Gjekmarkaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me tej deputeti la të kuptohej se do të ketë reagim nga qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?