FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pse Edi Rama përdor stadiumet e futbollit për mitingjet e tij, ndërsa opozita nuk lejohet

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që edhe në fushatë elektorale të përdorë çdo mjet të qeverisë apo nën varësinë e FSHF në funksion të fushatës së PS.

Fushata e rilindjes po behet e gjitha në stadiume (pronë e bashkive apo FSHF) dhe salla të institucioneve të qeverisë. Për të krijuar idenë e masivitetit, kryeministri vendos karrige në stadium dhe një pjesë e njerëzve ulen në shkallët e stadiumit. Në këtë mënyrë, Edi Rama thotë se PS nuk shpërndan virusin, ndërsa opozita sjelle virus!

E vërteta është se stadiumet në këtë fushatë janë vënë në shërbim të PS. Stadiumi i Elbasanit, ku Edi Rama ka mbledhur sot rilindasit është pronë e shtetit. Opozitës i është refuzuar kërkesa për të mbajtur takime në këto ambiente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita detyrohet t’i zhvillojë takimet elektorale në rrugë dhe më pas Edi Rama del dhe i akuzon se po përhapin virusin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përdorimi i burimeve qeveritare në fushatë dhe institucioneve publike nga PS është një argument më shumë që opozita të bllokojë sheshet qendrore për mitingjet përmbyllës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?