Pse është një zgjedhje interesante si ministër Blendi Gonxhe?

Blendi Gonxhja u propozua ministër. Një ministri e rrallë, e gjetur vetëm nga Edi Rama. Mirëfunksionimi i kësaj superministrie të re do të varet vetëm nga Blendi Gonxhe. Lirinë për të vepruar lirshëm e ka Blendi Gonxhja pasi Kryeministri e ka të njohur të vjetër dhe besnik. Ndër vite Gonxhja ka fituar eksperiencë dhe zhdërvjelltësi në administrimin e pushtetit.
Ky emërim nuk ka lidhje fare me atë që thuhet lart dhe poshtë se Edi Rama donte një zgjidhje me finesë se si të largonte ministren e kulturës, zonjën Margariti.

Edi Rama nuk e ka fare siklet apo problem kur do të heqë dikë nga kabineti qeveritar. Ndaj nuk ka asnjë lidhje me ministren e deritanishme të kultures. Kryeministrit i duhej një konceptim tjetër i kulturës si ministri, sikurse dhe e ekonomisë. Dhe njeri më adapt dhe me të zotin në mazhorancë se sa Blendi Gonxhja nuk ka sot për sot në Rilindje.
Nese kjo levizje është sipari i një sërë largimesh të tjera në qeveri kjo duhet parë nga SPAK.

Vetem dosjet e SPAK mund ta ndryshojnë prapë qeverinë pas Blendi Gonxhes!

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime të besueshme thonë se një tjetër “peshk”, pothuaj i madh, do ta marrë SPAK nga radhet e mazhorancës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nese ndodh kjo do te kemi rikompozim drastik të qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?