”Pse më lag me shampanjë”, sh@rri në një resort luksi në Palasë. Në kërkim edhe ish-kandidati për deputet

Sherret nuk kanë të sosur në vend. Në një nga resortet luksoze në bregdetin e Jonit në jug të vendit në Palasë, gjashtë persona janë përfshirë në një sherr masiv. Policia ka shpallur në kërkim Genti Balecin 49-vjeç dhe Xhoni Spaho, 28-vjeç. Motivet e sherrit masiv thuhet se kanë qenë për shkaqe banale, ”Pse më sheh! Pse më lag me shampanjë”.

Në sherrin mes 6 persona nuk kanë munguar as sendet e forta. Disa prej tyre të veshur me bluzë të zeza grushtojnë mbi tavolinë njërin i cili ka veshur një këmishë të bardhë duke e qëlluar në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Shumë pranë tavolinës, një tjetër është shembur në tokë dhe ka humbur ndjenjat. Për t’i ardhur në ndihmë miqtë e tij kërkojnë ujë që ta sjellin në vete. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i 42-vjeçarit të plagosur. Xhoni Spaho rezulton që të ketë kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, nga radhët e Partisë ”Aleanca për Demokracinë e Re”, që drejtohet nga Edmond Stojku.

SHKARKO APP