Pse metropolet votojnë Biden dhe jo Trump?
Kandidati demokrat, Joe Biden, rezulton të jetë më i votuari nga zonat urbane në krahasim me Trump, por ku qëndron sekreti në këtë histori? Dekani i Universitetit “Epoka” dhe profesori i njohur Lisen Bashkurti e shpjegoi këtë qasje se pse qytetarët e përqafojnë alternativën e Biden.
Sipas tij, zonat urbane nuk zgjedhin të mbështesin politikën “izoluese” të Trump, pasi pjesa më e madhe e tyre janë kthyer në metropole dhe nuk duan të heqin dorë nga infleunca globale. Por, kjo panoramë dhe sjellje votuese ndryshon qartazi në zonat rurale, ku vihet re se kandidati republikan, Donald Trump rezulton të jetë më i votuari në popullatë.
Bashkurti tregon specifikën kryesore se pse zonat rurale i kanë dhënë votën presidenti aktual Trump, por që në thelb, e gjitha kjo sjellje ka një shpjegim ekonomik.
“Një element shumë i rëndësishme që i bie ndesh filozofisë di personale të Trump. Hapja e shoqëria amerikane ndaj botës. Metropolet janë të hapura ndaj botës dhe janë qendra globalizmi, tashmë i kanë thyer tregjet dhe barrierat, që në aspektin ekonomiko-tregtar deri tek aspekti social dhe shpirtëror. Nuk duan të heqin dorë nga ajo influencë, sepse për arsye se janë investuar shumë. Zonat rurale janë më të margjinaliuzuara, janë më të konservuar, janë interesuara për bizneset e tyre lokale dhe hapjes së tyre, se sa për hapjen me botën, dhe shkojë më pranë filozofisë së Trump”,-tha ai në ”euronews”.