Pse mungoi një koalicion me Bashën? Kryemadhi: Kush bën bashkëpunim me të i them…

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një intervistë në “Real Story” në ABC News, e pyetur se përse ka munguar një koalicion me Lulzim Bashën, tha se ka munguar një propozim zyrtar nga Basha dhe PD.

Vendimi i Bashës ka qenë vendim i Berishës?

Monika Kryemadhi: Mendoj që vendimi i djegies së mandateve apo që zoti Basha na vendosi përpara faktit të kryer ndoshta ka qenë nga presioni, për të ushtruar një presion nga institucioneve mendoi që të radikalizonte opozitën dhe ndodhi e kundërta e shpërbrëi opozitën

Përse nuk bëtë dot një koalicion?

Monika Kryemadhi: Ne nuk na u propozua nga Basha dhe PD një listë e përbashkët, çdo gjë mund të ketë qenë thashetheme, por asgjë zyrtare. Pas shembjes së Teatrit komunikimi me Bashën ka qenë i rrallë.

Mendoj që kanë mbetur shumë enigma dhe pse marrëveshja e 5 qershorit u përshëndet. Basha hyri në një marrëdhënie okulte me zotin Rama. Referuar zgjedhjeve të 2021 mendoj që Basha dhe Rama të dy kanë menduar që nëse ishte për dy deputetë do t’ja jepnin.

U tregua që e gjithë lëvizja politike nuk kishte qëllim institucionalizimin e opozitës por për të eliminuar LSI-në.

SHKARKO APP