Pse NASA bombardoi një pjesë të Hënës?

Duke u bazuar në disa fotografi dhe njoftime, në sipërfaqen e Hënës ka struktura aliene dhe, me gjasë për këtë shkak, NASA lansoi një armë kinetike, me peshë prej 2 tonelatash, për shkatërrimin e atyre strukturave, përkundër asaj se ligjet ndërkombëtare e ndalojnë një gjë të tillë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Gjatë disa dekadave të fundit, janë arritur disa marrëveshje të rëndësishme, ku thuhet se ligjet ndërkombëtare vlejnë edhe jashtë Tokës. Me to ndalohet përvetësimi kombëtar i trupave qiellor, por vetëm vizita dhe studimi i tyre për qëllime paqësore. Po ashtu, ndalohet përdorimi dhe testimi i armëve në gjithësi. Prandaj, shtrohet pyetja, pse NASA ndërmori këto bombardime, duke thyer marrëveshje të shumta ndërkombëtare? Ithtarët e ekzistimit të alienëve thonë se NASA me këtë rast ka bombarduar një bazë jashtëtokësorësh që gjendej afër Polit jugor të Hënës.

SHKARKO APP