Pse një person autoritar do të bënte aq shumë për fëmijët? Gazetarja: Nëna i ka rritur me urrejtje ndaj babait
Gazetarja Glidona Daci, thotë se fëmijët që vranë babin e tyre Pëllumb Metën, janë rritur me urrejtje nga nëna e tyre Blerina Meta, për viktimën. Ajo deklaroi se vajza e madhe e ka përshkruar si një njeri autoritar Pëllumb Metën, ndërsa për sa i përket martesës së saj, ka deklaruar në polici se nuk është detyruar nga babi.
“Nuk e perceptoja dot që vajza të kishte vrarë të atin, pasi zakonisht e kanë idhull. Vajza e madhe deklaroi se Pëllumbi, Hygertën donte më tepër nga të gjithë fëmijët, pasi ishte edhe më e vogla.
Për pjesën e martesës së saj ajo është shprehur se i ka njohur i ati me mblesëri, por ka qenë ajo që e ka njohur dhe ka dhënë vendimin për tu martuar. Ajo e ka treguar thjesht si një njeri autoritar. Personat në lagje e përshkruajnë si një person autoritar në familja madje dhe të dhunshëm, ndërsa me të tjerët sillej shumë mirë.
Kur Hygerta ka treguar se ku e ka çuar babain, policia nuk besonte, pasi kur është hapur gropa kanë menduar se po i çonte në drejtimin e gabuar. Hygerta ka qenë shumë e qetë, nuk e di si është rritur.
Unë e kuptoj që Pëllumb Meta po të ishte një baba autoritar nuk do të bënte kaq shumë për fëmijët. Këta fëmijë janë rritur nga nëna e tyre duke i mbushur me urrejtje ndaj babait. Nuk dua ta justifikoj Blerinën për të shkuarën e saj”, tha gazetarja.