Pse nuk bërtet tashmë Erion Veliaj për vendimin e gjykatës?

Presioni i ushtruar përmes protestave në dyert e gjykatës, nuk i mjaftoi Erion Veliajt që të fitojë në gjyq çështjen ndaj kompanisë “Gener 2”, përsa i përket ndërtimit të kompleksit pranë Liqenit Artificial. Ndonëse kryebashkiaku nxorri në rrugë qytetarë e punonjës administrate duke protestuar kundër togave të zeza, treshja e gjyqtarëve e kryesuar nga Enkelejda Softa, kanë vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative, që i jep të drejtë kompanisë së ndërtimit për të vijuar punimet. Si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kishte firmosur për ndërprerjen e këtyre punimeve; firmë e cila me këtë vendim të gjykatës shfyqizohet. Për më tepër, pala e paditur, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Tiranë, është dënuar t’i paguajë kompanisë ndërtuese dëmin e shkaktuar nga pezullimi i punimeve. Mësohet se në vendimin e saj, gjykata është bazuar në konkluzionet e ekspertëve, sipas cilave ndërtimi poshtë digës së Liqenit Artificial në Tiranë nuk sjell pasoja. Ajo që bën përshtypje është fakti se Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj nuk është ndjerë pas këtij vendimi të Gjykatës, kundër të cilit kishin ushtruar paraprakisht presion publik përmes një akti që nuk ishte regjistruar më parë në vend, zhvillimit të protestave në dyert e gjykatave. Lumi i akuzave të dedhura atëherë nga Veliaj kundër gjyqtarëve, të cilët i akuzonte si të korruptuar, sot tingëllon me heshtjen e një përroi të tharë.

Pse nuk bertet Veliaj tani? Sepse kunder gjyqtarit Arian Qafa beri namin kurse tani hesht!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?