Pse nuk u fal taksa e makinës? Blendi Gonxhja: Nuk do kishim me çfarë të mbanim arkën e shtetit

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja në një intervistë për Ora News ka shpjeguar se përse nuk janë falur taksat e makinave gjatë kohës së pandemisë.

Gonxhja e lidh me legjislacionin  në fuqi, por thotë se nuk mund të ndërhyhet në taksa, pasi në të kundër arka e shtetit do të ishte bosh.

Blendi Gonxhja: Në këto momente poseduesit e mjeteve janë një shkallë më lart sesa qytetarët e thjeshtë, të cilët mund të jenë me nevoja shumë herë më të mëdha. Nëse ne do vinim dorë në të gjitha taksat dhe detyrimet, nuk do kishim me çfarë ta mbanim arkën e shtetit dhe të furnizonim arkën e shtetit. Taksa shpesh e papërfillshme e mjeteve, sidomos mjeteve që janë mjaft të reja apo aq më tepër taksat e luksit, nuk mund të mendojmë që mund të na shtyhen sepse ne kemi lëvizur.

Ne duhet ti japim një dorë që arka publike të ketë oksigjen, në mënyrë që shteti të ndihmojë ata njerëz të tjerë që kanë nevojë, që mund të jenë pa punë, që nuk kanë asnjë mjet tjetër. 

Është e vështirë të ndërhyhet në faljen e taksave për aq kohë sa ky është një shërbim dhe mjeti i ka targat dhe mjeti është i pakontrolluar nëse ka lëvizur apo jo. Ai mund të ketë lëvizur gjithë ditën me autorizime të ndryshme, mund të ketë lëvizur shumë pak, mund edhe të mos ketë dashur të lëvizë. Por mjeti ka qenë aty dhe mund të lëvizi nga çdo familjar, nga çdo person në çdo rast që dikush do ta përdorë pa autorizime sepse i tillë është legjislacioni shqiptar. 

SHKARKO APP